Last Updated on 16/10/2026 by EL
Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, u ka bërë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në protesta të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të shkatërrimit të pronës publike dhe private.
Gjatë deklaratës për mediat, Ziu theksoi se e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën ndaj punonjësve të Policisë apo institucioneve shtetërore.
Ziu bëri gjithashtu të ditur se strukturat e specializuara po hetojnë mesazhe të shpërndara në kanale dhe grupe komunikimi online, ku dyshohet se janë bërë thirrje për akte ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime ndaj punonjësve të Policisë. /ET
