Last Updated on 20/07/2026 by Anisa
Policia ka krijuar kordon para Kuvendit si dhe është ‘pozicionuar’ edhe makina ujëhedhëse, ndërsa pritet të nisë seanca plenare e planifikuar për sot.
Protestuesit janë afruar dhe kërkojnë që të mos pengohen duke iu drejtuar efektivëve e duke u thënë që të mos i provokojnë.
Në pamje shihet një prej organizatorëve të protestës, Dritan Goxhaj, i cili ulet këmbëkryq para efektivëve dhe nuk pranon të lëvizë.Deputetët kanë nisur të futen në Kuvend, ku e para ka kaluar ‘pa pengesa’ Mesila Dode e PDIU, e mës Evis Kushi dhe Iris Luarasi./ad
