Last Updated on 22/10/2025 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
E di gjithë lagja, fshati apo dhe qyteti, se kush mbanarmë, se kush ka rekorde kriminale, se kush zihet me dyqanxhiun, me gjitonin, apo me atë që i bllokonparkimin pa dashje dhe e kërcënon me jetë, dhe nuk e di policia ? E di gjithë dynjaja, kush shet hashash nëlagje, në rrugicat e qytetit, në shkolla dhe lolale, dhenuk e di policia ? Të gjithë e dinë, kush ka grupazh dhebën vjedhje apo grabitje, dhe nuk e di policia ? Sepsekështu mund të mendosh, kur ndodh një vrasje (ë cilapo ndodh shpesh kohët e fundit), dhe policia shkon nëvendin e ngjarjes, dhe mbledh më tepër gëzhojat se provat. Kjo besohet kur policia e merr vesh e fundit se “viktima apo autori vrasjes, paskësh mbajtur armë me vehte apo në makinë”. Këto manovra dhe profka, bëheshin dikur, në kohën e Sali Berishës, nga njëpolici, e cila ishte kokë e këmbë e lidhur me grupimetkriminale. Por nuk mund ta pranoj për policinë e sotme, kur kanë efektivë të shkolluar, të sprovuar, tëpergatitur, me pajisje dhe logjistikën e duhur për tëparandaluar çdo lloj krimi. Çfarë e pengon të bëjnëdetyrën ? Kjo gjë ha debat, dhe kërkon diskutime tëgjata. Eshtë e vërtetë që, vitet dhe muajt e fundit, janëevidentuar, hetuar, arrestuar dhe dënuar dhjetraefektivë nga Policia e Shtetit, si të lidhur ngushtë me krimin dhe afera të pista. Sot kemi policë, shefa policiedhe drejtues policie, të cilët kanë rezultuar të lidhur me rrjetin e krimit të organizuar, duke vënë pasuri tëmadhe duke shfrytëzuar uniformën, postin dhe vendine punës. Fenomeni i molepsjes së uniformave blu me krimin, mbetet i përhapur sot në Policinë e Shtetit, pasikanë rezultuar drejtues të lartë, si të lidhur prej viteshme eksponentë të krimit të organizuar dhe jo vetëm. Vetëm 1 në 10 vrasje, rezulton se është parandaluar ngaPolicia e Shtetit. Unoformat blu, gjenden në vendin e krimit gjithmonë kur “dasma ka mbaruar”, kur viktimaështë shtrirë në tokë, dhe autori ka ikur “në drejtimin e paditur”. Nuk e di, si dhe pse vitet e fundit, ka hyrë nëfjalorin e Policisë Shtetit togfjalëshi “autori iku nëdrejtimin e paditur”. Si ka mundësi të shprehet policiakështu për kriminelin, kur ajo ndërkohë ka patur gjithëkohën e mjaftueshme të parandalojë aktin kriminal ? E thashë edhe pak më lart. Kur e di gjithë qyteti, apo dhe fshati, se kush mban armë, si nuk e ditka policia ? Ka ardhur koha të shkundet “9 ballë”, gjithë strukturapolicore. Ka ardhur koha të flaken dhe penalizohen tëgjithë ata police dhe drejtues policie, që ditën mbajnëveshur uniformën, dhe natën darkojnë me kriminelët, tëcilët u japin rroga të majme atyre për të mos i prekur. Pothuajse çdo ditë ka ngjarje kriminale, ka aksidente, ka vrasje dhe plagosje. Diku 1, diku 2 të vrarë, dikuplagosje, diku grabitje, diku dhunë dhe diku presionendaj qytetarit, zyrtarit, gazetarit, fshatarit. Ku po vemi? Ata që sapo mbarojnë Shkollën e Policisë, dalin me formim të mire nga auditoret, dhe ‘”infektohen” sapozbresin në terren, sapo emërohen në detyra dhekomisariate policie. Kjo pasi, janë “lubitë e vjetër”, ataqë u thonë “mos u ngatërro me X, mos u ngatërro me Y, sepse të zë belaja”. Ndaj dhe çalon puna në terren e uniformave blu, ndaj dhe qytetarët me të drejtëshprehen se “policia vjen gjithmonë pasi është bërëkrimi, dhe ka ikur në drejtimin e paditur autori krimit”. Deri kur kështu, zullumi po trashet……………./kb
