Last Updated on 05/12/2025 by Klara
Portieri i Kombëtares, Elhan Kastrati dhe bashkëshortja e tij, Laura Camplone janë bërë prindër për herë të parë.
Nëpërmjet disa fotove të postuara në rrjetet sociale, çifti ka zbuluar se vajza e tyre, e quajtur Isabel, ka ardhur në jetë. Ata kanë postuar edhe portretin e ëmbël të vogëlushes, shoqëruar me një premtim dashurie.
“Isabel, do të të duam si në përralla, përgjithmonë.”
Laura e zbuloi shtatzëninë në korrik të këtij viti duke postuar një set fotografik nga shtatzënia, ku nuk mungoi edhe futbollisti./ K.M
