Koleksioni i ri i Pradës vjeshtë-dimër 2026 nuk ofron thjesht veshje, por transformim. Mbi pasarelën e Milanos, modelitët prezantuan atë që shtëpia italiane e quan “veshje që evoluojnë”.
Gjatë çdo xhiroje në sfilatë, modelet shtonin shtresa të reja, duke veshur shallë, triko dhe xhupa mbi fustanet fillestare.
Ky stil simulon procesin e vërtetë të veshjes në jetën e përditshme, ku njeriu ndryshon pamjen sipas orëve dhe situatave të ditës.
Ylli i pasarelave, Bella Hadid u prezantua në katër dukje të ndryshme, ku spikati fustani blu prej valëzimesh të holla mëndafshi dhe xhaketat e punës të kombinuara me çizme me ngjyra të forta.
Drejtorët kreativë, Miuccia Prada dhe Raf Simons, u shprehën se ky “shtresim” është një metaforë për grumbullimin e kujtimeve dhe përvojave personale.
Ngjyrat si portokallia e ndezur dhe e verdha te çizmet thyen elegancën e palltove të gjata dhe serioze.
Kjo ishte një nga sfilatat më të komentuara të Javës së Modës në Milano, e cila do të vazhdojë të diktojë trendet deri më 2 mars. Menjëherë pas kësaj, bota e modës do të zhvendoset në stacionin final të këtij muaji, në Paris, ku priten të tjera risi nga shtëpitë e mëdha të modës./mxh
