Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Kreu i PD ka folur për mediat, pasi ka lënë ambientet e SPAK duke thënë se prej gati 4 vitesh nuk është kapur asnjë kilogramë kokainë. Gjithashtu Berisha hodhi akuza ndaj Troplinëve duke thënë se kanë pasur nën kontroll Portin e Durrësit.
“Altin Troplini është armik i egër i pluralizmit! Ligji do të thotë fjalën e tij. Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të Skapit të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij”, tha Sali Berisha. /K.M
