Surpriza e javës së 31-të në Premier League ka ndodhur në “Amex Stadium”, ku Brighton ka mposhtur Liverpool-in me rezultatin 2-1, duke ndalur hovin e “Të Kuqve” pas kualifikimit në Champions.
Ndeshja nisi malore për ekipin e Arne Slot, pasi Danny Welbeck kaloi vendasit në avantazh që në minutën e 14-të.
Shpresat e Liverpool-it u ngjallën në minutën e 30-të, falë golit të barazimit nga Milos Kerkez, i cili mbylli pjesën e parë në ekuilibër.
Megjithatë, ishte sërish Welbeck ai që goditi në minutën e 56-të, duke vulosur fatin e takimit dhe duke i dhënë Brighton-it tre pikë të arta.
Me këtë disfatë, Liverpool mbetet në vendin e pestë me 49 pikë, duke vështirësuar garën për katërshen e parë, ndërsa Brighton ngjitet në vendin e tetë./mxh
