Shtëpia e Bardhë ka kërkuar 152 milionë dollarë për të rihapur ish-burgun famëkeq të Alcatraz, duke iu përgjigjur thirrjes së Presidentit Donald Trump një vit më parë për ta kthyer ishullin, tani një destinacion i njohur turistik në Gjirin e San Franciskos, përsëri në një “burg”.
Kërkesa ishte pjesë e propozimit të buxhetit të Shtëpisë së Bardhë për vitin fiskal 2027.
Kërkesa të tilla për shpenzime zakonisht trajtohen nga ligjvënësit në Kongres si propozime. Buxheti kërkon fonde për Byronë Federale të Burgjeve për të mbuluar vitin e parë të punës për të rindërtuar Alcatrazin në një burg të sigurisë maksimale.
Alcatraz, i hapur në vitin 1934, konsiderohej burgu më i sigurt në Amerikë, duke pasur parasysh vendndodhjen e tij në ishull, ujërat e akullta dhe rrymat e forta. Zyrtarisht nuk u regjistrua asnjë arratisje e suksesshme, megjithëse pesë të burgosur janë të listuar në histori si të zhdukur dhe të supozuar të mbytur. Përpara mbylljes së tij, aty ndodheshin kriminelë famëkeq si Al Capone dhe James “Whitey” Bulger. Alcatraz u mbyll në vitin 1969 dhe është nën kontrollin e Shërbimit të Parqeve Kombëtare./mxh
