Last Updated on 04/12/2025 by Monika
Këtë të enjtë është prezantuar në Tiranë nisma kombëtare e quajtur ‘Cashless Albania 2030”.
Në fjalën e saj gjatë prezantimit, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj theksoi se bëhet fjalë për një program kombëtar që synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale.
Sipas ministres, kjo nismë do tu shërbejë qytetarëve dhe bizneseve, përmes lehtësivë në pagesa pa para në dorë.
“Një projekt në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, por kemi diskutuar e punuar gjatë vitit të kaluar edhe me bankat dhe shoqatat e tjera. Bëhet fjalë për një program kombëtar për reduktimin e cash-it në ekonomi përmes hartimit të një programi për pagesat digjitale, pasi është kërkuar edhe më parë të ngrihet një program për pagesat digjitale, që çdo aktor të marrë përgjegjësitë dhe detyrat e veta. Është edhe një objektiv i qeverisë, por shkon edhe paralel me synimet e BSh dhe BB. Është edhe në interes të qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve”,-tha Ibrahimaj./mxh
