Familja mbretërore britanike ka ndarë një lajm të gëzueshëm me publikun, princesha Eugenie është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të tretë me bashkëshortin Jack Brooksbank.
Çifti janë tashmë prindër të dy djemve të vegjël, të cilët janë të entuziazmuar për ardhjen e një vëllai apo motre tjetër në jetë. Në reagimin zyrtar thuhet se edhe mbreti Charles III e ka pritur me gëzim këtë lajm, ndërsa gjithashtu sqarohet se fëmija pritet të vijë në jetë gjatë verës. Por nuk është bërë me dije muaji.
Princesha Eugenie, e cila renditet e 12-ta në linjën e trashëgimisë së fronit britanik, është vajza e Prince Andreë dhe Sarah Ferguson.
Megjithatë, ky lajm i mirë vjen në një periudhë të vështirë për familjen mbretërore. Prince Andrew ka qenë në qendër të polemikave dhe presionit publik për shkak të lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein. Ai ka hequr dorë nga disa detyra dhe tituj mbretërorë, ndërsa çështja vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave dhe autoriteteve./mxh
