Kate Middleton do të bëjë udhëtimin e saj të parë zyrtar jashtë shtetit në mbi tre vite. Kjo pasi ka njoftuar programin e një vizite në Itali javën e ardhshme, si pjesë e fushatës së saj për fëmijët.
Të mërkurën e ardhshme, princesha do të udhëtojë për në Reggio Emilia, Itali, për një vizitë pune dy-ditore me Qendrën e Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme, të cilën ajo e themeloi në vitin 2021 dhe e ka përshkruar si “veprën e jetës së saj”.
Princesha 44-vjeçare e Uellsit nuk ka bërë një udhëtim zyrtar jashtë shtetit që nga dhjetori 2022, kur shoqëroi bashkëshortin e saj, Princin William, në Boston për Çmimet Earthshot. Udhëtimi i saj i fundit vetëm ishte në Danimarkë në shkurt të të njëjtit vit.
Vizita shënon një hap të madh në rikthimin e saj në detyrat e plota mbretërore pas një periudhe të vështirë shëndetësore që përfshinte një diagnozë të kancerit dhe kimioterapi.
Në janar 2024, Kate u pranua në spital për një operacion të madh abdominal dhe më vonë u diagnostikua me kancer, gjë që çoi në kryerjen e kimioterapisë parandaluese dhe një tërheqje të konsiderueshme nga jeta publike./mxh
