Vllaznia do të luajë në transfertë ndaj Bylis në javën e 25-të të Kategoria Superiore, pa tre lojtarë të rëndësishëm.
Kapiteni Bekim Balaj dhe Lirim Kastrati do të mungojnë për shkak kartonësh, pas ndëshkimeve të marra në fitoren 2-1 ndaj Elbasani.
Të dy plotësuan numrin e kartonëve dhe do të shlyejnë pezullimin në Ballsh. Po ashtu, edhe Erdenis Gurishta është i pezulluar për të njëjtën arsye.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Adush Muça”. Vllaznia kryeson renditjen dhe synon të ruajë diferencën ndaj ndjekësve./mxh
