Last Updated on 08/04/2026 by Monika
Sulmuesit e Milan po kalojnë një periudhë të vështirë, me mungesë të theksuar golash.
Në ndeshjen ndaj Napolit, ku u shuan shpresat për titull, Allegri aktivizoi 5 sulmues pa regjistruar asnjë goditje në portë. Goli i fundit nga një sulmues daton në ndeshjen ndaj Cremoneses më 1 mars.
Në pjesën e dytë të sezonit, vetëm Leao dhe Nkunku kanë shënuar, ndërsa Pulisic nuk shënon prej 100 ditësh dhe Fullkrug prej 79 ditësh. Aktualisht, Leao është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 9 gola.
Problemi në repartin ofensiv vazhdon prej disa vitesh. Për këtë arsye, drejtuesit po kërkojnë një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm.
Mes emrave të përfolur janë Moise Kean, Robert Lewandowski, Mateo Retegui, Nicolas Jackson dhe Dusan Vlahovic./mxh
