Paolo Maldini dhe Leonardo dhanë dorëheqjen nga Federata Italiane e Futbollit vetëm 17 ditë pas emërimit të tyre në projektin “Club Italia”.
Vendimi erdhi pasi presidenti i FIGC-së, Giovanni Malago, refuzoi emërimin e Andrea Pirlos si trajner i ri i Kombëtares së Italisë për shkak të çështjes së lidhur me kompaninë ruse të basteve Fonbet.
Fillimisht, Maldini dhe Leonardo kishin tentuar të bindnin Carlo Ancelottin dhe Pep Guardiolën, por të dy refuzuan ofertat. Pas këtyre dështimeve, zgjedhja e tyre ishte Andrea Pirlo, kandidaturë që nuk mori miratimin e federatës.
Mosmarrëveshjet mes drejtuesve u thelluan dhe Maldini vendosi të largohej, ndërsa të njëjtin hap ndërmori edhe Leonardo.
Projekti që ishte menduar të zgjaste 8 deri në 10 vjet përfundoi pas vetëm pak më shumë se dy javësh. Tashmë FIGC duhet të nisë nga e para, duke emëruar një drejtor të ri teknik dhe trajnerin e ardhshëm të kombëtares./mxh
