Last Updated on 11/11/2025 by EL
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi këtë të martë se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.
Ky vendim erdhi pasi kompania CETIS përmes një njoftimi ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit. Kompani gjithashtu shtoi se marrin përgjegjësi për këtë gabim.
Për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletë votimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit./e.t
