Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 24 janarit.
“Në datën 24 janar ftoj qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës për t’i dhënë leksionin e merituar Edi Ramës dhe narkoregjimit. Janë qytetarët që do të mbrojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, tha Berisha. /kb
