Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për pjesëmarrjen në protestën e sotme.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se protesta nuk është më e flamingove dhe braktisjen e tyre e kanë zëvendosuar prurjet e opozitës, që ai e cilëson si kënetë.
Duke u ndalur dhe te pjesëmarrja e diasporës, Balla e cilëson si sorra inkubatorësh që janë maskuar si shqiponja diaspre.
“Protesta nuk është më e flamingove! Sa i përket atyre fotografive që duhen për të mbajtur ende gjallë interesin e mediave ndërkombëtare, braktisjen e flamingove e kane zëvendësur prurjet e kënetës opozitare dhe sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët janë maskuar si shqiponja diaspore.
KJO TANIMË ËSHTË PROTESTA E SALIUT”, shkruan Balla./Mxh
