Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen e Institucionale po zhvillon sot mbledhjen e radhës ku është folur për protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë nga studentët.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së, Ivi Kaso ka theksuar se dhuna e policisë nuk mund të barazohet me aktet e protestuesve të cilat sipas tij ishin sporadike dhe simbolike.
“As ka patur thirrje për dhunë nga opozita as nuk do të ketë kurrë, sepse e kemi provuar dhunën në kurriz nga pushteti juaj. Mos barazoni dhunën e policisë me aktet e protestuesve që ishin sporadike dhe simbolike.
Nëse ka dy student që në shenjë proteste, hedhin dy vezë apo prishin një kangjellë, nuk mund të barazohet me policinë që ka mbytur me gaz dhe nuk ka lënë kalimtar, të msohuar pa dhunuar sikur të ishim në kohë lufte jo në Shqipërinë që do të anëtarësohet në BE”, tha Kaso./k.m
