Kuvendi do të nisë pas pak dhe policia ka marrë masat në terren për shkak të protestës së paralajmëruar. Përveç flamingove, edhe PD ka lajmëruar se do të kundërshtojë brenda e jashtë Kuvendit votimin e reformës së re territoriale që e redukton numrin e bashkive nga 61 në 46.
Efektivët e policisë janë pozicionuar te Xhamia e Namazgjasë në “Rrugën e Elbasanit” deri te Ministria e Brendshme, por rruga nuk është bllokuar momentalisht./k.m
