Last Updated on 08/12/2025 by Monika
Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të protestës së sotme të PD-së para Kryeministrisë.
Në një postim ku ka ndarë dhe një pamje nga lart të protestës, Balla ka ironizuar duke thënë se “dasma shkoi si mos më keq dhe këtë javë”.
“Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor. Po mirë të paktën që foli i pari i dasmës për gjeneratën Z. Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë”, shprehet Balla në reagimin e tij./mxh
