Last Updated on 04/06/2026 by EL
Dita e sotme e protestës ka sjellë një panoram ndryshe, ku janë mënjanuar ambjentalistët dhe kanë dalë në pah patriotët. Grupet me flamuj patriotik e autoktonë kanë idhull Ismail Morinën-Ballistin dhe Marin Memën.
Madje gazetarin e njohur e kanë kërkuar edhe për tu bërë kryeministër që të zëvendësojë Edi Ramën. Marin mema-Kryeministër ka qenë një nga parullat. Vetëvendosja duket se ka marrë nën kontroll protestën dhe po e mban axhendën e saj me mënyrat e slloganet e saj patriotike. Mjaft persona që janë aktivistë të Vetëvendosjes kanë postuar në rrjetet e tyre sociale, foto nga protesta në Tiranë, duke u treguar se edhe ata kanë dhënë kontributin e tyre.
Ashtu si në 4 ditët e kaluara, qytetarët u grumbulluan filllimisht te Sheshi Skënderbej, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë. Para godinës kryeqeveritare, protestuesit mbajtën edhe 1 minutë heshtje për efektivin e Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili sot humbi jetën gjatë operacionit në Maliq për kapjen e një të shumëkërkuari.
