Last Updated on 04/06/2026 by Monika
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes, në Blacë.
Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në varrezat e dëshmorëve siç e parashikon statusi për dëshmorët e Atdheut por në fshatin e tij.
Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur dhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe që ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje.
Familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njeri tjetrit. Varrimi i Enea Mekollit do të bëhet në orën 14:00 të ditës së premte, ndërsa homazhet do të mbahen në orën 12:00 në Pogradec./Mxh
