Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka bërë me dije se ka patur presione ndaj studentëve dhe pedagogëve sidomos në rrethe.
I ftuar në një emision, Kovaçi u shpreh se është intimiduar nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit të PS-së Taulant Balla.
“Si profesorë ne kemi thënë që do të jemi te studentët. Akademikët nuk kanë heshtur, kanë qenë prezentë, por edhe në shkrime, nëpër deklarime publike, janë shprehur për mbështetjen e protestës, kanë dhënë kontribut. Dhe ka të tjerë që mbështesin publikisht studentët, është e pafalshme që të qëndrosh indiferent në këtë situatë.
Ka patur nëpër rrethe kryesisht, kemi pasur informacione për presion, në Universitetin e Durrësit, në Gjirokastër, unë personalisht i kaloj me sportivitet…Duke nisur nga këto intimidime që më kanë bërë mua që nga Taulant Balla, apo kryeministri, apo të tjerë gazetarë…Edhe ndaj studentëve është ushtruar presion.
Edhe nga pedagogët mund të ketë pasur në mënyrë të tërthortë duke i bërë mesazhe që të marrin pjesë në mësim. Presioni i madh që ka qenë të studentët ka qenë me anë të presionit të policisë…Studentët e kanë kuptuar që ky sistem i manipuluar, dhe me të drejtë thonë se duhet të ndryshojë sistemi dhe që të krijohen institucione të reja demokratike”, tha ai./k.m
