Qarkullimi i masave ajrore veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë në pjesën e parë të ditës.
Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë disi më prezente në pothuajse gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat përgjatë kufirit lindor. Megjithatë, nuk priten reshje. Atmosfera do të mbetet stabël edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë, deri në 22°C pritet vlera më e lartë në rang territori.
Për sa i përket erës, do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior. Për pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët./k.m