Last Updated on 23/07/2026 by Monika
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar para mediave jashtë sallës së Kuvendit se ndaj protestuesve është ushtruar presion dhe janë kërcënuar.
Ai theksoi se PD dënon me forcë të madhe qëndrimin e Ramës ndaj protestuesve paqësorë.
“Zërat janë se ndaj tyre janë ushtruar presione të jashtëzkonshme dhe kërcënime të mëdha. Për të gjitha këto denoj me forcë të madhe qëndrimin e Ramës dhe narkomazhorancës ndaj protestuesve paqësore”, tha Berisha./Mxh
