Last Updated on 12/03/2026 by Anisa
Me 82 vota kundër, Kuvendi rrëzoi raportin e PD lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Nga 128 deputetë prezentë, shumica socialiste votoi kundër, ndërsa 47 deputetë të opozitës votuan pro.
Pas kësaj, opozita nisi tensionet e para, duke bllokuar foltoren dhe duke goditur tavolinat.
Në këto kushte, u kërkua nga Taulant Balla kalimi i rendit të ditës në votim, në pamundësi për të zhvilluar diskutimet.
Kjo kërkesë u miratua, dhe kreu i Kuvendit Niko Peleshi i kaloi në votim të gjitha çështjet e rendit të ditës.
