Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka paraqitur në seancën plenare raportin e PS për imunitetin e Belinda Ballukut. Manja tha se paraqitja e raportit nuk është procedurë formale, por një përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit.
Më tej, deputeti socialist u shpreh se ajo që duhet të ishte një çështje e drejtësisë është kthyer në një tribunal mediatik. Manja deklaroi se ditën e sotme është e rëndësishme që Kuvendi të mbajë një qëndrim të qartë dhe të ndajë politikën nfa drejtësia. Vendimi i sotëm, sipas Manjës, nuk është një votim i zakonshëm por një vendimmarrje që prish balancën nëpërmjet pushteteve.
Kreu i Ligjeve u shpreh se Kuvendi është futar që sot të vendosë një filtër kushtetuese që është thelbësor për ruajtjen e balancës.
“Nuk do të thotë se paraqitja e raportit është procedurë formale, ajo përfaqëson një përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit. Ajo që duhet të mnetet një çështje e drejtësisë është shndërruar në një debat të mbingarkuar politik, në një tribunal mediatik që bie ndesh me parimin themelor, atë të prezumimit të pafajësisë. Është e rëndësishme që Kuvendi të flasë qartë, të ndajë politkën nga drejtësia.
Kuvendi i Shqipërisë nuk është sot përballë një votimi të zakonshëm. Jemi përballë një vendimmarrje ëë prish balancën nëpërmjet pushteteve në një shtet demokratik.
Jemi ftuar sot të bëjmë një filtër kushtetues të kërkesës dhe ky filtër nuk mund të jetë formal. Është thelbësor për ruajtjen e balancës institucionale”, tha Manja./kb
