Shumë njerëz raportojnë ndjesinë se vitet kalojnë më shpejt sa më shumë rriten. Psikologët e lidhin këtë fenomen me mënyrën se si truri përpunon përvojat e reja.
Në fëmijëri, çdo përjetim është i ri dhe i paharrueshëm, ndërsa në moshë madhore rutinat e përsëritura krijojnë më pak “shenja” në kujtesë. Kjo e bën kohën të duket më e shkurtër.
Ndryshimi i rutinës dhe përjetimi i eksperiencave të reja mund ta ngadalësojë perceptimin subjektiv të kohës./KM
