Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Emiljano Shullazin në lidhje me atentatin në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilamando Dani dhe ish-agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 nëntor të vitit të kaluar.
Sipas informacioneve, Shullazi do të pyetet në ambientet e paraburgimit 313.
Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që kanë organizuar atentatin ndaj Gilmando Danit.
Dani ishte anëtar aktiv i grupit kriminal të drejtuar nga Shullazi, ishte dënuar për gjobëvënie dhe liruar nga burgu në tetor 2024./K.M
