Last Updated on 24/12/2025 by Kesjana
Nga Gjeneral ® Piro Ahmetaj
Para një muaji, bashkë me paketën në tërësi u miratua edhe Buxheti iMbrojtjes– 2026. Në statusin e ekspertit për çështjet e reformësmbrojtjes dhe NATO-s, përfshi planifikimin strategjik, në vijim gjeni“5 gjetje/arsye strategjike pse meriton të duartrokitet ky buxhet”(?):
Së pari, përtej paragjykimeve politike por për peshën strategjike qëmbart, këtë buxhet e gjej jo vetëm më të madhin në 35 vitet e fundit, por dhe si histori suksesi, për të cilin meritojnë duartrokitje Ministri sidhe stafi i MM. Shifrat flasin më fortë se dhjetra fjalime dhe mijrafjalë, kështu: “58,9 miliardë lekë ose mbi 600 Milion €; rreth 2.12% tëPBB, 12% +plus se 2025; pesë fishin e 2015 si dhe 10 herë më shumëse 2001” !
Përtej shifrave historike në vetëvete, buxhet meriton po ashtu tëduartokitet pasi i gjej të shumë mirë integruara dhe mbështetura me buxhet: “Vizionin, Objektivat, Projektet, Përkushtimin si dheDomosdoshmërinë kritike që ka Transformimi/Modernizimi iSistemitm (fuqisë ushtarake) të Mbrojtjes Kombëtare”!
Së dyti, buxheti mbrojtjes 2026 meriton të përshëndetet, pasi çmoj se mirë-adreson kërcënimet dhe ndryshimet radikale që ka pësuar mjedisii sigurisë 4 vitet e fundit, si pasojë e: “e luftës së përgjakshme tëRusisë-Putiniste, kundër sovranitetit të Ukrainë, njëherësh ndaj renditglobal si dhe fuqisë ushtarake të Aleancës (USA/NATO/BE)”;përballjen me shtetet dhe organizatat terroriste, rikthimin e frikshëm tegara e armatimeve; si dhe ri-konfirmimin e qasjes së PresidentitTrump-2: “paqe nëpërmjet forcës”, deri te mirënjohja për nënëshkrimne ligjit të mbrojtjes kombëtare (NDAA) ku specifikisht: “konfirmohetmbështetja e ShBA për integrimin e Kosovës në NATO/BE si dhe në dialogun me Serbinë bazuar në njohje reciproke, pa ndryshim kufijshapo shkëmbim territoresh”!
Ndërsa dekadën e fundit janë përshkallëzuar përpjekjet dëshpëruese tëKremlinit për interesa gjeopolitike (përfshi hapjen e një front të rilufte) në Ballkan, të cilat mbeten ndër rreziqet për paqen si dheardhmërinë Euroatlantike të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.Gjithësesi kërcënimi Nr.1 për Rajonin përfshi RSh dhe Kosovën, mbeten demokracia fasadë dhe rikthimi i frikshëm te gara e armatimeve, të cilën e kryeson Serbia me mbi 3 miliard € shpenzimevjetore për armatime, Avion, Raketa, Dronë të gjeneratës se fundit, duke kërcënuar tërësinë territoriale të Kosovës, njëherësh interesatjetike të RSh, prezencën ushtarake të KFOR-it si dhe interesatgjeopolitike të USA/NATO në Rajon!
Së treti: rritja e shpenzimeve të mbrojtjes për 2026, meriton tëduartrokutet pasi prioriteti thelbësor i tij, janë “modernizimikapaciteteve te FA dhe rritja e fuqisë ushtarake të RSh”. Kështu përherë të parë në 35 vite, 29 miliardë lekë (ose 50 % e buxhetit vjetor) janë shpenzime për: “programet e modernizimit tëarmatimeve, mbrojtjes kibernetike dhe dixhitalizimin e njësive tëluftimit; industrisë dhe infrastrukturave ushtarake; për helikopterët, anijet, stërvitjen si dhe projektet e përbashkëta me partnerëtstrategjikë”.
Po ashtu edhe projekti/ambicja “Made in Albania”, pra prodhimmunicionesh, dronë e sisteme anti-dron, pajime personale, mjete tëblinduara, etj zënë peshë të arsyetuar në këtë buxhet: “4,3 miliardëlekë janë parashikuar për emergjencat civile në mbrojtje të jetës se qytetarëve, pronës se çdo familje dhe në çdo skaj të RSh, ngritja e dyqëndravve rajonale për menaxhimin e emergjencave, dy avionëzjarrfikës për përballimin e zjarreve si dhe investime në parandalimdhe reagim të shpejtë”.
Së katërti, edhe pse paketa e negociatave të anëtarësimit të RSh në BE nuk ka një kapitull të posaçëm për fuqinë ushtarake, në buxhetin 2026, konsiderohet zhvillimi i kapaciteteve operacionale për reagimin ndajemergjencave civile, menaxhimin e krizave, sigurinë e infrastrukturave kritike dhe energjisë; sundimi i ligjit dhe monitorimine kufijve, duke e shndërruar dhe integruar RSh në kontribues aktiv përsigurinë, stabilitetin demokratik si dhe mbrojtjen e përbashkëtEuropiane.
Së pesti, ndër prioritetet e buxhetit 2026 janë planizuar edhe masatshtetërore për përmirësimin e besimit e shqiptarëve te Institucionet, Strukturat dhe Agjensite shtetërore të sigurisë. “Në zemër të këtijbuxheti janë njerëzit me uniformë” theksoi Ministri Pirro Vengu. Konkretisht, 13 miliardë (25%, shifër dinjitoze me standartet e NATO-s) do të shkojnë për paga më të larta, kushte më të mira jetese, standartet moderne të rekrutimit, karierës dhe menazhimit te burimevenjerëzore pra për më shumë dinjitet për personelin e FA.
Në vijim gjeni 5 gjetje dhe këshilla strategjike për Reformën,përshfshi Buxhetin e Mbrojtjes
Kështu, përtej fatëkeqësisht këtij udhëkryqi hibrid: “shtetit të kapurnga korrupsioni endemik si dhe opozita e refuzuar/diskretituar ngariciklimi i listave të neveritura në 4 zgjedhje radhas”, rikthimin e besimit te vlerat e demokracisë funksionale si dhe harmonia e balancave të pushtetetit në çështjet e Sigurisë dhe MbrojtjesKombëtare (përfshi diskutimet dhe miratimin në seanca të posaçmeparlamentare të buxhetit, projekteve të modernizimit, investi(met)torët strategjike, etj), etj e çmoj dhe e sugjeroj ndërsfidat dhe misionin jetike të mbarë-shqiparëve.
*Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj: Senior Ekspert për Reformën e Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare sidhe marrëdhëniet me USA/NATO.
