Shumë të rritur thonë se vitet kalojnë më shpejt se më parë. Ky perceptim nuk është fantazi. Sipas psikologëve, truri ynë regjistron kohën në bazë të përvojave të reja. Fëmijët dhe adoleshentët përjetojnë më shumë eksperienca të reja, ndaj koha duket më e gjatë. Ndërsa të rriturit hyjnë në rutinë, vitet kalojnë pa shumë ngjarje unike.
Psikologët sugjerojnë që truri e “ngadalëson” kohën vetëm kur ekspozohet ndaj situatave të reja, udhëtimeve, aktiviteteve kreative ose ndryshimeve në rutinë. Për këtë arsye, njerëzit që kërkojnë risi në jetën e tyre e perceptojnë kohën më të gjerë dhe më të pasur emocionalisht./KM
