Last Updated on 18/12/2025 by Kesjana
Regjisori Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele, humbën jetën për shkak të “lëndimeve të shumta me mjet të mprehtë”, ka konfirmuar ekzaminimi mjeko-ligjor.
Last Updated on 18/12/2025 by Kesjana
Regjisori Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele, humbën jetën për shkak të “lëndimeve të shumta me mjet të mprehtë”, ka konfirmuar ekzaminimi mjeko-ligjor.
Mënyra e vdekjes për çiftin e njohur është emërtuar si vrasje.

Avokati i tij mbrojtës, Alan Jackson, u tha gazetarëve jashtë gjykatës së Los Anxhelesit se është vendosur një seancë për datën 7 janar 2026.
“E para dhe më e rëndësishmja, është një tragjedi e rëndë që ka rënë mbi familjen Reiner. Ne të gjithë e dimë këtë. Zemrat tona janë me gjithë familjen Reiner”, tha ai duke theksuar se ka “probleme shumë të ndërlikuara dhe serioze” të lidhura me çështjen.

“Ato duhet të trajtohen, por të shihen e të analizohen me shumë kujdes. Ne kërkojmë që gjatë këtij procesi, të lejoni sistemin të ecë përpara në mënyrën që është krijuar ta bëjë. Jo me nxitim për gjykim, jo me dalje në përfundime, por me përmbajtje, dinjitet dhe krenari që ky sistem e proces meriton dhe që familja meriton.”
Mbi 32-vjeçarin rëndojnë dy akuza për vrasje të shkallës së parë me një rrethanë të veçantë. Rob, 78 vjeç dhe Michele, 70 vjeçe, u gjetën të vrarë në vilën e tyre të dielën e kaluar.
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.