Kendall Jenner dhe Jacob Elordi janë kthyer në një nga dyshet më të përfolura të momentit, pasi u panë së bashku gjatë një arratisjeje në Hawaii.
Sipas mediave të huaja, modelja e njohur dhe ylli i serialit “Euphoria” kanë kaluar disa ditë në ishullin Kaua’i, ku janë fotografuar në ambiente të ndryshme, nga mëngjeset në lokale deri te shëtitjet dhe vizitat në vende ekskluzive.
Fotot e publikuara nga DeuxMoi kanë rritur menjëherë spekulimet se mes tyre mund të ketë nisur diçka më shumë se miqësi. Burime pranë tyre pretendojnë se raporti është afruar prej muajsh dhe se dyshja po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë bashkë.
Zërat për një romancë nisën të qarkullojnë pas festivalit Coachella, ku thuhet se Kendall dhe Jacob janë parë shumë të afërt në një festë private të organizuar nga Justin Bieber.
Madje, disa media amerikane raportojnë se Kylie Jenner ka ndikuar në afrimin e tyre, duke luajtur rolin e ndërmjetëses mes modeles dhe aktorit australian.
Edhe pse asnjëri nuk ka komentuar publikisht mbi raportin e tyre, fansat janë të bindur se kemi të bëjmë me një çift të ri në Hollywood./mxh
