Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të intervistës së ministrit të Punëve të Jashtme Ferit Hoxha lidhur me marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama i është përgjigjur gazetarit Eddy Wax, duke e cilësuar “qesharake” krijimin e një historie “Edi kundër Eddy”.
Kreu i qeverisë shprehet se nuk ka pasur asnjë ankesë ndaj gazetarit, ndërsa shton se publikimi i një citimi të reduktuar është përdorur në mënyrë mashtruese.
“I dashuri im Eddy Wax
E kuptoj plotësisht që është qesharake të krijosh një histori Edi kundër Eddy-t, por këtu nuk ka vend për këtë, sepse së pari, nuk u ankova për Edin tjetër, dhe së dyti, tani që e keni botuar me bujari transkriptin e plotë, është shumë e qartë se citimi i reduktuar ishte mjaftueshëm mashtrues për këdo që ka një interes të brendshëm ideologjik ta përdorë atë. Por realisht, pa asnjë ndjenjë të keqe. Njëri Eddy duhet të bëjë çfarë të dojë, dhe tjetri Edi duhet të durojë atë që duhet.
Në fund të fundit, mbetet e pandryshuar: atë që Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”, shkruan Rama.
Reagimi i kryeministrit vjen pas debatit të krijuar në media lidhur me interpretimin e deklaratave të ministrit Hoxha për marrëveshjen me Italinë mbi emigrantët./A.D
My dear @EddyWax, I fully get that it’s funny to create an Edi vs Eddy storyline, but there’s really no room for it here, because first, I didn’t complain about the other Edi, and second, now that you’ve generously published the full transcript, it is crystal clear that the…
— Edi Rama (@ediramaal) May 13, 2026
