Katër ministra laburistë kanë dhënë dorëheqjen në Britaninë e Madhe ndërsa më shumë se 80 deputetë laburistë deri më tani i kanë kërkuar kryeministrit të japë dorëheqjen menjëherë ose të caktojë një kohë për t’u larguar.
Aleati i Starmer, Nick Thomas-Symonds, ka thënë për BBC se deputetët nuk janë bashkuar pas një kandidati për të shkaktuar një garë lidershipi.
Ndërkohë, më shumë se 100 deputetë laburistë nënshkruan një deklaratë në mbështetje të kryeministrit, duke thënë “nuk është koha për një garë lidershipi”.
Laburistët kanë 403 deputetë në parlament. Ndërkohë, sekretari i Shëndetësisë Wes Streeting është takuar me Keir Starmer ndërkohë që Streeting shihet si një rival i mundshëm për të zëvëndësuar Starmer.
Takimi u bë ndërkohë që pritet Fjalimi i Mbretit, në të cilin Mbreti Charles do të paraqesë programin e ri legjislativ të qeverisë.
BBC komenton se është ende një pyetje e hapur nëse Starmer do të mbetet kryeministër mjaftueshëm gjatë për ta zbatuar atë program./kb
