Last Updated on 12/09/2025 by adminfjala
Nga ARTUR AJAZI
Kishim ca kohë që na kishte munguar dalja e beftë e Gazit drejt foltores së Parlamentit. Kishim ca kohë qëna kishte munguar edhe dalja e Sali Berishës për tëfolur mbi “hesapet e veta që ka me qeverisjen Rama”. Edhe dje, u prezantua ai Berishë, ai Gaz Bardhi, ai MulNoka, ajo opozitë, ë cila ka mbetur ë vjetër sa mosha ë kryetarit të asaj partie. Po ato emra, po ato fytyra, po ata flakëhedhës që e nisën mbrapsht edhe Parlamentine ri. Berisha pas humbjes, ka 2 muaj që punon përskenarin e ri të opozitës së vjetër. Mos prisni të shihnideputetë opozitarë që diskutojnë projektligjet, apo japin ide dhe mendime rrethe problematikave qëdiskutohen në Parlament. Jo, ata e kanë marrë detyrën. Çdo njëri prej tyre, do të dale dhe do recitojëtogfjalëshin “qeveri e krimit, deputetë dhe partie e krimit”, dhe kaq. Detyra e tyre është ë përcaktuar ngaSaliu. Tek e fundit, shqiptarët u mësuan me opozitarët e plakur dhe të telendisur. Interesimi popullor, mbetettek qeverisja e re, tek ministrat e rinj, tek program iqeverisës, tek rritja e rrogave, pensioneve, shtrimi i rrugëve, rritja e hapësirave të gjelbëruara, lufta ndajkrimit, korrupsionit dhe trafiqeve. Pra, shqiptarët nukjanë më të “fantaksur” të shohin dhe dëgjojnë një grupdeputetësh pa dinjitet, që i binden Saliut, dhe që sillennë Parlament si çuna lagjesh. Ka ardhur koha tëmendohet seriozisht për të ardhmen e këtij vendi, tëbrezave të rinj, të atyre që nesër mbarojnë shkollat dhenuk gjejnë vendin e punës, tek rritja ekonomike e çdofamiljari, tek hapja e qindra mijëra vendeve të reja tëpunës përmes investimeve dhe rritjes së forces financuese të bizneseve, etj. Saliut i ka mbetur ora në1992, apo 1996. Kujton me nostalgji ato vite kur vidhejvota, kur bliheshin votuesit dhe komisionerët, kurrrihej socialisti mes qendrave të votimit, dhe askushnuk përgjigjej. Opozita e sotme, është pjesë e muzevedhe arkivave mendore të çdo shqiptari. Ambasadorëtdhe faktori ndërkombëtar, e kanë thënë fjalën e tyreedhe për 11 Majin, ashtu siç e thanë masivishtshqiptarët me votën e lirë. Nuk mund të ecim në 2025 drejt integrimit, me mendësi komuniste. Revolucioninme zjarr dhe tym, e duam ata që nuk duandemokracinë, fjalën dhe mendimin e lirë, e duan ata qëpushtetin e duan me merifete dhe pazare. Nëdemokraci, pushteti buron nga vota e lirë, të cilën SaliBerisha nuk e njeh, dhe nuk e ka zbatuar kurrë brendapartisë tij. Opozita aktuale është e asfiksuar, ngabrutaliteti i një kryetari që nuk ka pranuar kurrëhumbjen si opsion i largimit nga drejtimi i asaj partie. Ajo shihet në Parlamentin e ri, thjesht si një vjetërsirë, që me kalimin e kohës, nuk do ti rezistojë dot uraganittë një qeverisje të re, me detyra të mëdha, të vështirapor të realizueshme, që ka deri në përmbushjen e plotëtë synimit të integrimit të vendit në BE./kb
