Last Updated on 09/09/2026 by EL
Analisti Frrok Çupi ka vlerësuar iniciativën e re të qeverisë për rritjen e kontaktit të drejtpërdrejtë mes deputetëve dhe qytetarëve, duke e cilësuar atë si një filozofi të re qeverisëse.
Sipas tij, platformat e reja të ndërtuara kanë rritur optimizmin te qytetarët, ndërsa theksoi se zgjidhja e shqetësimeve kërkon punë të përditshme dhe takime të vazhdueshme.
Çupi tha se sfidat kryesore mbeten entuziazmi i vetë deputetëve për këtë proces intensiv dhe prapambetja e administratës. Kjo e fundit, sipas analistit, ende nuk është e gatshme të jetë plotësisht efiçente për shkak të mungesës së edukimit dhe trajnimit të nevojshëm.
“Është konstatuar se kjo është një rrugë që kërkon me patjetër takime të herë pas hershme, punë të përditshme. E mendojnë se nëse kryeministri beri një takim në Përmet atje u mbyll historia. Një qeveri, një grup nëse do të mjaftohej me një të rënë të lapsit asgjë nuk do të bëhej. Kundër kësaj praktike dhe kësaj klisheje është e gjithë metoda e re e kësaj qeverisjeje që stimulon kryeministri Rama.
Është filozofia e një taktike të re qeverisëse, por duke pasur njësinë e matjes, kohës dhe të ballafaqimit. Akti më kryesor dhe më i rëndësishëm është që deputetët do të takohen kokë më kokë me individin. Problemi do të shkojë nga blloqet e deputetit direket te institucionet. Kjo është ajo se çfarë do të ndodhë në vijim. Jo të gjithë deputetët janë entuziastë, me një pikëpyetje nëse do ia dalin apo jo.
Platformat e reja të qeverisë kanë rritur optimizmin e qytetarëve. Roli i deputetit është padyshim që të rrijë në bazë. Është një praktikë e re, është diçka praktike që të jep mundësinë të shikosh pozitivisht me idenë se kjo gjëja po shkon te qytetarët. Një gjë është e padiskutueshme që do të jetë vështirësi. Administrata ende nuk është e gatshme për të qenë efiçente për këtë gjë. Nuk është e gatshme për shumë arsye, por më kryesorja është për shkak të mosedukimit dhe mos trajnimit të nevojshëm”, tha Çupi./ET
