Jo shumë njerëz e vlerësojnë qiellin gri dhe ditët më të shkurtra, por për disa, afrimi i dimrit hap derën për një sëmundje të plotë: Çrregullimin Afektiv Sezonal (ÇAS).
Në shumë raste, është një simptomë e lehtë, që ndryshe njihet si “trishtim dimëror”, i cili nuk ka një ndikim të madh në jetën e përditshme, siç shpjegon Ylenia Barone, psikiatre dhe psikoterapiste në Departamentin e Psikiatrisë në Ospedale Maggiore Policlinico të Milanos në Itali.
Dhe në këto raste, ndoshta mund të përpiqemi të vlerësojmë aspektet pozitive të stinës së ftohtë, atë atmosferë aq të dashur nga skandinavët, të bërë nga çajra bimorë aromatikë e batanije të buta.
Por ÇAS në vetvete është një sëmundje, “një depresion sezonal i klasifikuar gjithashtu në DSM-5, Manualin Diagnostikues dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore, sqaron më tej psikiatrja.
Si ndodh?
Çrregullimi Afektiv Sezonal ndodh kur çrregullimi shfaqet për të paktën dy vjet rresht ndërsa afrohet dimri dhe i pandikuar nga faktorë të jashtëm, siç mund të jetë me format e tjera të depresionit. Më pas kalon në remision, me ardhjen e motit më të ngrohtë.
Simptomat janë gjithashtu ato klasike të depresionit, të tilla si hipersomnia, rritja e oreksit me një tendencë për të konsumuar kryesisht karbohidrate, tërheqja sociale e nervozizmi, shpjegon Barone./kb
