Një grup qytetarësh nga shoqëria civile njoftuan sot në mëngjes një protestë qytetare pranë Kuvendit në ditën kur Këshilli i Mandateve do të marrë në shqyrtim dokumentacionin e SPAK-ut kundër Belinda Ballukut, e premte, ora 10:30.
Protesta u zyrtarizua me postime në Facebook dhe me një event ku qytetarë të ndryshëm klikonin një buton për të konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Pak orë më pas, Agron Shehaj u shfaq në rrjetet sociale duke njoftuar se do të organizojë një protestë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë.
Menjëherë ka reaguar njëra prej organizatoreve të protestës së njoftuar që paradite, Sidorela Vatnikaj, e cila e ka quajtur Shehajn përdorues të protestave qytetare nën emrin e tij. Praktikisht, duket sikur Shehaj do të përdorë një protestë duke i vënë logon e partisë së tij. m.p.
