Last Updated on 07/07/2025 by adminfjala
I rikthyer sërish në Bashkinë e Vlorës ku ka zhvilluar një takim, Rama u përball edhe me pakënaqësitë e qytetarëve.
Një zonjë e moshuar ka vrapuar pas tij për ta takuar, por ajo është shtyrë nga shoqëruesit e Ramës të cilët filimsiht nuk e kanë lejuar ta takojë.
Vetë kryeministri është kujtuar pas disa metrash të kthehet edhe pse e moshuara po bërtiste me të madh. Madje, Rama menjëherë i është kthyer duke i thënë: “Ça ke që bërtet”.
Nuk dihet se çfarë ka komunikuar me qytetaren, por kryeministri u pa të ndalonte për disa sekonda dhe më pas është larguar./kb