Shtëpia e modës Ralph Lauren, prezantoi koleksionin e saj pranverë 2027, në javën e modës në New York, që nga kostumet ku dominonte ngjyra e bardhë e deri tek fustanet e gjata prej sateni.
Dizajneri 86-vjeçar Ralph Lauren, i cili themeloi markën në 1967, bëri një paraqitje të shkurtër teksa u duartrokit nga audienca.
Dizajneri e quajti koleksionin e pranverës një “një këndvështrim i pakontrollueshëm mbi romancën që krijon një elegancë të re”.
Modelet sfiluan në pistën e Galerisë Jack Shainman në Manhattan të veshura me xhaketa të zbukuruara me pupla, kostume të bardha.
Koleksioni për femra gjithashtu paraqiti fustane të gjata eventesh.
Në mesin e spektatorëve ishin edhe aktoret, Viola Davis dhe Cynthia Erivo që shijuan sfilatën e markës Ralph Lauren.
Marka e veshjeve premium me bazë në New York ka raportuar rritje të fortë në tremujorin e fundit, pavarsisht presionit të madh në sektorin e luksit, pasi ajo bën apel për zgjerimin e brendit tek brezi i ri gjithmonë duke ruajtur përmbajtjen e brendit për konsumatorët besnikë.
Java e modes në New York do të zgjasë deri më 15 shtator, ku do të paraqesë rreth 70 marka të shtëpive të ndryshme të modës./mxh
