Last Updated on 09/06/2026 by EL
Gjatë konferencës nuk munguan as tonet e ironisë. Në një moment, një gazetare irlandeze i kërkoi kryeministrit Edi Rama një dedikim në librin “The Albanian Files”, një botim mbi arkitekturën dhe transformimin urban të Shqipërisë, me parathënie të vetë Ramës dhe kontribute nga 60 studio arkitekturore ndërkombëtare. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë shprehu simpatinë për irlandezët dhe ironizoi akuzat që i janë bërë gjatë debatit për projektin në Sazan, duke iu referuar vetes si “vrasës flamingosh”.
” A dëshironi një dedikim? Do jua shkruaj nga një vrasës flamingosh. Për mua irlandezët janë nga njerëzit që jo vetëm që më pëlqejnë por po të zgjeidhja në një jetë tjetër do të isha irlandez. Askush nuk do të çuditej pse jam kokëfortë sepse do ta merrnin të mirëqenë” tha Rama duke shkëmbyer batuta me gazetaren dhe duke e nënshkruar librin me këto fjalë ‘Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamengosh” “Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket shumë e dyshimtë” shtoi ai./ET
