Last Updated on 02/10/2026 by Anisa
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, bëri një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Top Story”, duke pretenduar se gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka pasur diskutime mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të SPAK lidhur me masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Sipas Kaprit, kryeministri ka shprehur pakënaqësi për masën e vendosur ndaj Hysenit, ndërsa deputeti e lidhi këtë situatë me një presion të mundshëm ndaj Prokurorisë së Posaçme.
“Rodhi diçka te mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që Kryeministri iu ankua kreut të SPAK-ut për masën e ish-kreut të SHISH-it. Zonja ka autorizuar përgjime për familjarë të prokurorëve të çështjes, zotit Dumani dhe Maksuti. Është shantazh ndaj Prokurorisë”, deklaroi Kapri.
Deklarata e deputetit ngre pikëpyetje mbi diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe raportin mes institucioneve të drejtësisë dhe ekzekutivit në këtë çështje./ad
