Last Updated on 03/03/2026 by Anisa
Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbërritur këtë të martë në selinë rozë, ku ka mbledhur Kryesinë e kësaj force politike.
Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se mbledhja lidhet me përmbushjen e një prej pikave të statutit të PS-së, e cila parashikon që çdo ndryshim në kabinetin qeverisës duhet t’i paraqitet dhe të diskutohet në Kryesi.
Sipas të njëjtave burime, në këtë takim pritet të ketë diskutime lidhur me ecurinë e qeverisjes, si edhe me organizimin politik të partisë në terren.
Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që në mbledhje të diskutohet edhe për një tur të mundshëm të kryeministrit Rama në qytete të ndryshme të vendit, në kuadër të takimeve me bazën socialiste.
Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa pritet që në përfundim të saj të ketë një qëndrim zyrtar lidhur me çështjet e diskutuara./A.D
