Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët e PS nga frika e mos nuk votojnë Reformën Territoriale.
Berisha tha se ky është një akt i turpshëm duke shtuar se deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.
“Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën.
Ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm.
Deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.
Megjithatë ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe është i ndyrë duke bërtitur si i çmendur deputetëve të vet”, tha Berisha./k.m
