Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare. Rama ka takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Më pas do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Vizita e tij vjen një ditë para ditës së Pavarësisë së Kosovës. /kb
