Last Updated on 10/06/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook nisjen e punimeve për aksin rrugor Milot–Balldren.
Sipas Ramës, ky projekt infrastrukturor do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe rritjen e sigurisë rrugore në zonë.
Ai thekson gjithashtu se rruga e re pritet të sjellë zhvillim ekonomik, duke ndikuar pozitivisht në turizëm dhe biznes, veçanërisht në qarqet Shkodër dhe Lezhë, si edhe në gjithë veriun e vendit.
Sipas kryeministrit, investime të tilla janë pjesë e përpjekjeve për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe lidhjen më të shpejtë të zonave të ndryshme të Shqipërisë./kb
