Last Updated on 16/01/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar opozitën se rregullorja e Kuvendit do të ndryshojë, me rinisjen e punimeve të Kuvendit, të hënën.
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin “Sfidat parlamentare për Shqipërinë 2030”, Rama tha se po të shohësh ndarjen e orëve duket sikur jemi në një parlament, 51 m 49, orët e vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës, është shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare marrin në vendet e BE.
“Duhet të shikojmë se si do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim, në shkelje të plotë të procedurës për të marrë peng publikun për 1 ose 2 orë dhe për të pushtuar sallën e parlamentit, duke i vendosur deputetët e shumicës në pozitën e atyre që janë aty thjesht dhe vetëm spektatorë të një teatri balte.
Kjo duhet të mbarojë”, tha Rama.
Edi Rama: Numri i ligjeve duhet të jetë më i lartë për shkak të procesit të negociatave. Kjo shton nevojën për të rritur orët e punës dhe rritjen e seancave të parlamentit. Nuk është i mundur ky proces me këtë numër seancash, të parashikohen seancat e posaçme për këtë proces. Nuk janë seanca që kërkojnë gjatësi orësh por përqëndrim dhe prezencë.
Ky proces kërkon dhe një shërbim administrativ të kuvendit më cilësor.
Duhet të shtojmë forca të reja, ekspertizë në funksion të komisioneve përkatëse për procesin e negociatave.
Duhet ta ritheksoj se në ndarjen e mandateve në kuvend, diferenca është shumë e madhe, po të shohësh ndarjen e orëve duket sikur jemi në një parlament, 51 m 49, orët e vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës, është shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare marrin në vendet e BE. Duhet të shikojmë se si do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim, në shkelje të plotë të procedurës për të marrë peng publikun për 1 ose 2 orë dhe për të pushtuar sallën e parlamentit, duke i vendosur deputetët e shumicës në pozitën e atyre që janë aty thjesht dhe vetëm spektatorë të një teatri balte. Kjo duhet të mbarojë.
Në asnjë parlament demokratik të BE, kjo gjë nuk i lejohet asnjë force politike. Duke qenë se rregullorja e Kuvendit, nuk është e shkruar në gurë, duke u bazuar tek rregulloret dhe praktikat e BE duhet ndërhyrë menjëherë në mënyrë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë me konceptin pengmarrje./et
