Last Updated on 14/09/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Nigel Farage mbi numrin e të burgosurve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Në një intervistë për radion britanike “Times Radio”, ai e ftoi politikanin konservator të vizitojë Shqipërinë.
Sipas Ramës, vetëm vizita në vendin tonë do t’i jepte Nigel Farage mundësinë të shihte nga afër realitetin dhe të linte mënjanë “teatralitetin politik”.
“Ai ka thënë se do të vijë për një vizitë, dhe unë do të jem shumë i lumtur ta takoj. Është një mundësi e mirë për të njohur nga afër një njeri me shumë talent e inteligjencë, pavarësisht nga teatraliteti i tij politik, dhe për t’i treguar bukuritë e Shqipërisë. Mbase e bindim ta zgjedhë Shqipërinë si destinacion për pushimet e tij”, është shprehur Edi Rama. m.p.
