Last Updated on 14/09/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga protesta e mbajtur ditën e sotme pranë Gjykatës Speciale të Hagës ku shumë shqiptarë u mblodhën të mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Rama ka publikuar një pankartë me foton e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i rrethuar nga flamuj të UÇK-së ku shkruhet me shkronja të mëdha fjala DREJTËSI.
“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”, shkruan kryeministri në postimin e tij. m.p.
